QENDRA SHQIPTARE PËR INTEGRIM, KULTURË DHE RELIGJIONI

Aktivitetet dhe detyrat

Me qëllim që t`i realizojë aktivitetet dhe detyrat e saja, Qendëra Islame Shqiptare i cakton këto aktivitete dhe detyra,  siç vijon:
1. Organizimin e kurseve shkencore periodike.
2. Organizimin e konferencave interne dhe eksterne, në gjuhë të ndryshme.
3. Ngritjen e një biblioteke islamike, me përbërje të materialit të ndryshëm ( me shkrim, audio, video,numerike etj).
4. Mbikëqyrjen e botimit të librave, broshurave, periodikëve, pllakateve, që kanë të bëjnë me Qendrën dhe aktivitetet e saja.
5. Organizimin e aktiviteteve të ndryshme, që kanë të bëjnë me festat dhe rastet fetare.
6. Organizimin e ditës së quajtur : “Dyert e Hapura”,  që do të ketë për qëllim takimin dhe njohjen e ndërsjellët me shoqërinë brenda së cilës jetojmë.
7. Sigurimin e mësimit për fëmijët myslimanë, me mjetet e duhura pedagogjike bashkëkohore.
8. Sigurimin e mësimit mbështetës (përforcues) shkollor dhe gjuhësor.
9. Themelimin e një arke, dedikuar tubimit të Zekatit,  si dhe shpërndarjen e tij sipas përparësive dhe dispozitave legale.
10. Sigurimin e misioneve të pajtimit familjar, mes myslimanëve dhe gjetiu.
11. Sigurimin e mjeteve materiale, sipas mundësive, ndaj të sëmurve, të burgosurve si dhe ndaj të vdekurve myslimanë (larjen e xhenazes, varrimin etj).
12. Vendosjen e marrëdhënieve vëllazërore të bashkëpunimit mes qendrave të ndryshme islame, si dhe shoqatave të ndryshme si motra.
13. Organizimin e kampeve për pushime, si dhe hapësirave jashtëshkollore  rekreative, dhe aktiviteteve tjera për fëmijë.
14. Sigurimin, sipas mundësive, të ndihmës administrative dhe juridike, për vëllezër  dhe motra, të cilët konfrontohen më vështirësi të kësaj natyre.
15. Organizimin e aktiviteteve tjera kulturore.

Për këto aktivitete, përgjegjëse janë komisionet përkatëse.
Numri i komisioneve dhe përgjegjësive, do të përcaktohet sipas rregullores së brendshme, dhe sipas mundësive.