Warning: Undefined array key "HTTP_15DC691" in /home/clients/79aa16afcaea24aedcd3173fd07f7139/sites/cicra.ch/wp-config.php on line 109
Fjalimi i kryetarit të CICRA-së | Centre d'intégration culturel et religieux albanais - Qendra Shqipatre për intergrim, kulturë dhe religjion

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Të jesh prijës i një komuniteti fetar është nder i veçantë, por njëkohësisht edhe përgjegjësi e lartë para shoqërisë e njashtu edhe para Zotit. Udhëzim i njerëzve në drejtim të besimit shpirtëror dhe drejtë vlerave humane – etike dhe morale, është kënaqësi të cilën e ndien vetëm ai i cili një detyrë të tillë e pranon dhe e bartë mbi super e tij. Lidhja e përditshme me njerëz, krimi dhe kultivimi i marrëdhënieve dhe raporteve të hapura dhe të sinqeta, me çdonjërin dhe pa fallim, padyshim se rrit dashurin dhe forcon bashkëpunim drejt sjelljeve dhe veprimeve ndër-njerëzore të natyrës korrekte dhe pozitive.

Që në fillim, ndjej obligim njerëzor dhe moral që të falënderojë themeulesit e Qendrës Islame Shiptare në Lozanë, të cilët të parët nèe vitin 2000 vunë themelt e aktiviteteve fetare dhe kulturore shqiptare për komunitetin tonë, si dhe për besimin e tyre që më dhanë për të qenë prijës i besimtarëve dhe bashkëkombasëve në qytetin e Lozanës dhe më gjerë në kantonin e Vaudit. Pa iniciativën e themelueseve të parë, ne siguritsh se nuk do të ishim këtu ku jemi sot.

Personalisht, për mua është nder dhe kënaqësi e veçantë që për të gjithë këto vite të jam pjesë e xhamisë dhe qendrës tonë, në nje qytet kaq të bukur dhe piktoresk siç është Lozana, i cili shtrihet brenda një shteti me demokkracinë më lartë ndër gjithë vendet e kontinetit evropian.

Qendra jonë në qytetin e Lozanës, si një asnjëherë më parë ka lëshuar jehonën e saj dhe jashtë Zvicrës. Çdot ditë e më shumë ne po krijomë miq e dashamirë, të cilët po e admirojnë punë dhe aktivitetin tonë të përditshëm. Përveç angazhimeve dhe obligime tona të përditshëm fetare brenda xhamisë, ne jemi tregua dhe po tregohemi të hapur dhe bashkëpunues për çdo aktivitet tjetër, qoftë ai edukativ,arsimor, kulturor apo sportiv.

Gjatë këtyre viteve, ne bashkërisht kemi intesifikuar aktivitetet tona fetare primare, por edhe çdo veprimtari tjetër e cila është parë e nevojshëm dhe e domosdoshme për bashkatdhetarët tanë. Brenda haèësirës tona janë zhivlluar dhjetëra tribuna fetare me studiues ndër më të shquarit të islamit brendra trojeve shqiptare, pastaj janë bërë organizime të promvimit të librave të ndryshme, kruse në drejtim të krijimit të mirëbesimit për punën dhe angazhimin tonë janë mbajtur shumë takime me zyrtarë të lartë të organeve shtetërore zvicerane komunale dhe ndër-kantonale.

Fokus i ynë qendror si gjithëmonë, vazhdone të mbetet formimi i individit mbi baza të shëndosha fetare dhe humane, larg çdo elementi të huaj ideologjik ekstrem dhe radikal. Qendra e jonë në këtë drejtim mbetet e hapur për bashkëpunim me çdo tjetër simotër brendra shtetit të Zvicrës dhe jashtë saj.

Zaten si Qendër, asnjëherë nuk kemi hezituar që publikisht të gjykojmë çdo akt terrorist të ngjyrosur me Islamin si fe.

Me respekt,

Fehim ef ABAZI, imam dhe kryetar i Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë