Me 21.09.2021 kryesia e Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë, ishte nikoqirë e konferencës ndërfetare.
Pjesëmarrës në këtë konferenc ishin personalitete të shumta të fushave të ndryshme shkrncore.
Tre profesorë,përfaqësues nga univerziteti EPFL ,përfaqësues nga kisha Katolike,Protestante,Evangjelista dhe disa prift udhëheqës të këtyre komuniteteve.
Nga të gjitha Qendrat Islame të kantonit VAUD,u zgjodhë Qendra Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë për tu vizituar dhe për ta mbajtë këtë konferenc të rëndësishme ndërfetare. Me këtë rast u kerkua nga të pranishmit një prezantim mbi aktivitetet e Qendrës tonë.
Prezantimin e bëri z.Shpetim Neziri zëdhëns i Qendrës,ku përmes një vidioklipit 15 min u shfaqen disa nga aktivitetet e shumta të Qendrës tonë.
Më pastaj pasuan pytje të shumta mbi aktivitetet e Qesndës tonë ,ku me këtë rast Imami Fehim ef.Abazi u përgjigjë në të gjitha pytjet nga të interesuarit që ishin prezent.
Me knaqësin më të madhe ju informojm se të pranishmit u ndan shumë të knaqur me prezantimin e aktiviteteve të shumta të Qendrës,dhe vërtet e themi me të drejt që jeni për tu marr shembull jo vetem ne qytetin e Lozanës por edhe në Kantonin VAUD,për bashkëpunim me institucionet komunale,kantonale dhe bashkëpunim ndërfetar.
Një falenderim për kontributin e dhënë gjatë pytjeve te shumta,nënkryetari z.Hatim Mazreku,h.Xhevdet Limani,h.Ilir Gashi,z.Ruhan Igrishta dhe h.Sali Ismaili.
Me respekt nga Kryesia.