Të diele me 27.11.2022, xhamia DITURIA në Gjenevë festoi 28 nëntorin.
Me ftesë të kryesisë së xhamisë Dituria në Gjenevë,Imami njëherit kryetar i Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë,Fehim ef.Abazi i shoqërura nga anëtari i kryesisë z.Hatim Mazreku dhe nga një pjesë e xhematit ,morren pjesë në programin festivë të organizuar për nderë të festave të nëntorit.
Për të ligjëruar me temën ‘’Kontributi i Hoxhollanëve në Pavarësinë e Shqipërisë’’, ishte i ftuar Prof.Dr.Nuridin Ahmeti-Instituti Albanologjik në Prishtinë.
Me nga një fjalë rasti u paraqitë imami i Qendrës tonë Fehim ef.Abazi, imamin nga Skenderaji Korab ef.Hajraj,si dhe imami Hamit ef.Kamberi nga Mitrovica.
Xhamia ishte e stermbushur me vëllezër dhe motra nga të gjitha anët, e ne veçanti ishte prezenca e kryetarit të xhamisë në Glarus z.Irfan Lika.
Vërtet ishte një mesditë e bukur si dhe mënyra e organizimit e bëri më të veçantë kremtimin e festave të nëntorit.
Një falenderim të veçant për imamin Mr.Rijad ef.Aliu për punën dhe kontributin e tij,si dhe për fjalën e tij hyrëse në këtë program festivë.
Po ashtu falenderojm edhe vëllëzrit tanë,kryesin e xhamisë Dituria për punën e tyre të vazhdushme.
Me shumë nderime dhe respekt.