Mbrëmja e së shtunës ishte e veçantë. Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë organizoi tribunë, e temë diskutimi ishte ’’SISTEMI I VLERAVE NË KURANIN FISNIK’’.
Për të ligjeruar ishin të ftuar Mr. Amet ef. Memeti-imam në xhaminë Buhara në Sulgen, dhe Halil ef. Avdulli-imam në xhaminë e Glarusit, të cilët me fjalët e tyre të ëmbla e të mbushura me mezazhe hyjnore na e bënë këtë mbrëmje nga më të paharruarat.
Një falenderim të veçantë për të gjithë vëllezërit dhe motrat për pjesëmarrje, e në veçanti theksojmë prezencën e Mr. Amet ef. Memetit, i shoqruar prej kryetarit, Kryesisë dhe një pjese të xhematit nga xhamia Buhara në Sulgen, si dhe prezencën e
Halil ef. Avdullit, i shoqëruar prej kryetarit, Kryesisë dhe një pjese të xhematit nga xhamia në Glarusë.
Në këtë takim me praninë e tyre na nderuan edhe Mr. Rijad ef. Aliu me xhematin e tij, nga xhamia « Dituria » në Gjenevë,
Mr. Emin ef. Mirsimi, i shoqëruar prej kryetarit dhe Kryesisë së xhamisë « Drita » në Moudon,
Dr.Gëzim Dushi,kirurg i mirënjohur.
z. Sherif Tupani nga xhamia e Friburgut si dhe shumë vëllezër dhe motra, e në veçanti anëtarët e Qendrës sonë.
Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë i falënderon imamët për fjalët e tyre të ëmbla e me plot urtësi, duke e lutur Zotin e Madh që porositë e dhëna në këtë tribunë të bëhen shkak i shtimit të begative të Zotit mbi gjithë besimtarët, veçanërisht mbi vëllezërit e motrat tona në mërgim!
Numri i pjesëmarrësve në këtë mbrëmje fetare ishte mbi 330, dhe për të gjithë të pranishmit u shtrua darkë, e cila u realiza me mbështetjen e z.Taxhedin Ametit, z. Shqiprim Ametit, z. Rrahman Ramës dhe z. Gëzim Hoxhës (Allahu i shpërbleftë!).
Ndërsa, sa i përket organizimit të kësaj mbrëmjeje, e falënderojmë Kryesinë e Qendrës, për punën dhe kontributin e madh në organizimin e kësaj tribune, si dhe për gatishmërinë e shprehur për çdo rast të këtillë. Kjo vërtet se ishte një mbrëmje shembullore dhe e mbushur me dashuri, nder dhe ngrohtësi vëllazërore, vlera këto kaq të nevojshme për të gjithë në këtë kohë.
Lausanne 12 nëntor 2022.