Sot me 16.01.2022 Imami njëherit Kryetari i Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë Fehim ef.Abazi priti në takim Haxhi Sinan Hoxha.
Me këtë rast Imami falenderoj z.Sinan Hoxhën për kontributin e tij të vazhdushëm për Qendrën tonë.
E në veçanti Imami në emër të kryesisë e falenderoi z.Hoxhen për pagesen që bëri për imamin zavendësues që qendroi një muaj në mesin tonë.
Është hera e tret që merr si obligim pagesen e imamit zavendësues.
Ne jemi të nderuar që në mesin e anëtarëve tanë kemi vëllezër që e dallojn veten me kontributin e tyre të vazhdushem.
Lusim Allahun fuqiplotë që ta shpërblej me të mirat e Tij në këtë dhe botën tjetër.