Me 12.03.2022 Vizita e radhës ishte në xhamin e Wilit.
Kryesia e Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë vizitën e radhës e kishte në xhamin e Wilit për ti uruar në hapje e xhamisë së re.
Me këtë rast u mirëpritëm nga Imami i xhamisë Mr.Bekim ef.Alimi i shoqëruar nga Kryetari haxhi Abdulla Mustafa së bashku me kryesin dhe një pjesë nga xhemati i xhamisë.
Për historikun dhe ndertimin e xhamisë së Wilit na informoi Imami,ndërsa me një fjalë rasti pas faljës së namazit të drekes të pranishmëve ju drejtua Kryetari i xhamisë haxhi Abdulla Mustafa si dhe Imami e njëherit Kryetari i Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë Fehim ef.Abazi.
Me kete rast në emer te kryesis uroi imamin,kryetarin dhe xhematin e xhamisë në Wil për xhamin e re dhe njëherit i falenderoi për mikëpritjen vëllazërore dhe dreken e shtruar enkas për xhematin tonë.
Allahu ju shpërbleft për nderin dhe respektin e treguar për ne dhe lusim Allahun fuqiplotë që të ua shtoj të mirat e Tij në këtë dhe botën tjetër.
Me respekt nga Kryesia e Qendrës.