Me 12.03.2022 Vizit në xhamin Tulipan në Reinach.
Kryesia e Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë vizitën e radhës e kishte në xhamin Tulipan në Reinach për ti uruar në hapje e xhamisë së re.
Me këtë rast u mirëpritëm nga Imami i xhamisë Halil ef.Ademi i shoqëruar nga Kryetari z.Azir Jusufi së bashku me kryesin dhe një pjesë nga xhemati i xhamisë.
Z.Azir Jusufi Kryetar i xhamisë Tulipan dhe njëherit Kryetar i kuvendit të KMSHZ,falenderoi imamin Fehim ef,Abazi dhe xhematin e tij shoqërues për kohën që kanë ndar për ta vizituar xhamin Tulipan .
Për historikun dhe ndertimin e xhamisë Tulipan na informoi Imami dhe Kryetari ,ndërsa me një fjalë rasti pas faljës së namazit të ikindis të pranishmëve ju drejtua, Imami e njëherit Kryetari i Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë Fehim ef.Abazi.
Me kete rast në emer te kryesis uroi imamin,kryetarin dhe xhematin e xhamisë Tulipan për xhamin e re dhe njëherit i falenderoi për mikëpritjen vëllazërore.
Allahu ju shpërbleft për nderin dhe respektin e treguar për ne dhe lusim Allahun fuqiplotë që të ua shtoj të mirat e Tij në këtë dhe botën tjetër.
Me respekt nga Kryesia e Qendrës.