Kuvendi është organi më i lartë i Qendrës Islame Shqiptare.
Kuvendi, për mbledhjen e tij të rregullt tubohet njëherë në vit.
Kuvendi mund të tubohet për ndonjë mbledhje të jashtëzakonshme, më kërkesën e Kryesisë së Qendrës (xhamisë), ose nga një e treta e anëtarëve të Kuvendit të Përgjithshëm.
Në Kuvend marrin pjesë, anëtarët e nderit dhe anëtarët aktiv.
Për çdo propozim të rendit të ditës, duhet lajmëruar Kryesin e Qendrës (xhamisë) dy muaj para datës së tubimit të Kuvendit të Përgjithshëm.
Kryesia e Qendrës (xhamisë), i dërgon ftesat me shkrim Kuvendit të Përgjithshëm, si dhe të gjithë anëtarëve, një muaj para datës së paraparë. Në ftesë propozohet rendi i ditës.
Çdo vendim, i cili nuk ka të bëjë me statutin e Qendrës(xhamisë), mund të merret parasysh me votimin e shumicës absolute të anëtarëve të pranishëm (50%+1 votë).
Çdo vendim, që ka të bëjë me statutin e Qendrës (xhamisë), nuk mund të merret parasysh në rast se nuk është i votuar nga dy të tretat, plus një vote(2/3+1 votë) të anëtarëve të pranishëm.
Kuvendi, definon (përcakton) politikën e Qendrës Islame Shqiptare. 10. Bën zgjedhjen e anëtarëve, prej shtatë (7) anëtarësh, të Kryesisë së Qendrës(xhamisë) për çdo dy vjet. 11. Merrë vendim për shkarkimin e Kryesisë së Qendrës (xhamisë) para se ti skadon afati . 11.a. Vendimi do të shqiptohet, në qoftë se është i votuar nga 50% të pranishmëve plus një (1) vote. 12. Kuvendi, zgjedh tre (3) anëtarë zëvendës të Komisionit të Përgjegjës, të cilët gëzojnë të drejtën e zëvendësve, në rast mungese të vazhdueshme të anëtarëve të këtij organi. 13. Zgjedh tre (3) anëtarë të Komisionit Përgjegjës me një mandate dy (2) vjeçar. 14. Bën aprovimin e bilancit aktiv dhe financiar të Qendrës(xhamisë). 15. Vendos për pranimin e anëtarëve të nderit. 16. Cakton verifikuesit e xhiro-llogarisë, prej dy anëtarëve(2). 17. Cakton shumën e anëtarësisë për vitin e ardhshëm.
Komisioni Përgjegjës
Komisioni Përgjegjës zgjidhet për një afat dy (2) vjeçar, të përsëritshëm.
Përbëhet prej tre (3) anëtarëve.
Ka për detyrë pranimin e anëtarëve, si dhe përjashtimin eventual të tyre.
Ky Komision mund të tubohet sipas nevojës, dhe për rezultatet e arritura e informon Kryesinë e Qendrës (xhaminë).
Arka
Qendëra Islame Shqiptare, do të funksionoj dhe zhvilloj aktivitetin e saj përmes – pagesës së anëtarësisë, – nga të ardhurat e aktiviteteve, si dhe nga dhuratat (ndihmat) e bëra pa ndonjë kushtëzim.
Në qoftë se ndihmat janë prej organeve shtetërore jo zvicerane, Kuvendi i Përgjithshëm do të vendos për pranimin, ose refuzimin e tyre.
Secili prej anëtarëve të Qendrës (xhamisë), ka të drejtë të konsultojë llogaritë e Qendrës (xhamisë).
Shuarja e Qendrës
Qendëra Islame Shqiptare, mund të pushon aktivitetin e sajë në bazë statutare, përmes votimit në Kuvendin e Përgjithshëm.
Vendimi për shuarjen e Qendrës do të merret parasysh, në qoftë se është e votuar nga dy të tretat (2/3) e anëtarëve të pranishëm plus një (1) votë.
Në rast të shurajes, pasuritë e Qendrës Islame Shqiptare, do ti dorëzohen një shoqate islamike, e cila i posedon të njëjtat kritere të veprimit.