Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Të nderuar vëllezër dhe motra!
Të nderuar bashkëkombas shqiptarë!
Të nderuar anëtarë të Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë.
Prej një kohe të gjatë e kemi pritur këtë moment historik për Qendrën tonë, prandaj: O SOT , O KURRË! Jemi pranë një momenti historik, në përpjekjet tona legjitime për të ushtruar besimin, kulturën, fenë, gjuhën dhe traditën tonë kombëtare, si një institucion dinjitoz!
Tashmë, kemi nënshkruar një akti për blerjen e një objekti në Echandens, i cili përmban 3200 m2 në 4 nivele me podrum, mbi 70 parkinge. Çmimi i blerjes është 5‘200‘000 CHF, finalizimi i blerjës përfundon me 31 maj 2023. Prandaj, ju ftojmë edhe ju që t’i bashkoheni familjeve që kontribuojnë për këtë projekt madhor për të ardhmen tonë në Lozanë.
Sot, është rasti yt që edhe ti të jesh pjesë e së ardhmës dhe emri yt të shkruhet në kujtesën e brezave që vijnë! Njëherazi, ju lutemi që të informoni edhe rrethin tuaj miqësor e familjar dhe t’i sensibilizoni që të kontribuojnë në këtë drejtim. Në vazhdim keni edhe një përshkrim të projektit të paraparë për këtë objekt, ku përveç faltorës kryesore do të ketë edhe një ambient për gjininë femrore, një kafiteri, klasë për mësim-besim si dhe mësim të gjuhës shqipe, frënge, një zyrë administrative, këndi i lojrave për fëmijë, këndi i librave etj.
Në pamundësi të na ndihmoni, së paku luteni Zotin për bëmirësit që të realizohet aspirata jonë jetike.
Fjalimi i kryetarit të CICRA-së
Bismilahi Rrahmani Rrahim Të jesh prijës i një komuniteti fetar është nder i veçantë, por njëkohësisht edhe përgjegjësi e lartë para shoqërisë e njashtu edhe para Zotit. Udhëzim i njerëzve në drejtim të besimit shpirtëror dhe drejtë vlerave humane - etike dhe morale, është kënaqësi të cilën e ndien vetëm ai i cili një detyrë të tillë e pranon dhe e bartë mbi super e tij. Lidhja e përditshme me njerëz, krimi dhe kultivimi i marrëdhënieve dhe...
Qendra Shqiptare për integrim, kulturë dhe religjion ndër vite
Takim me afaristë 2022
Shkarko kalendarin 2023
qendra shqiptare për integrim, kulturë dhe religjion
Aktivitetet dhe Shërbimet e cicra-së
- Falja e pesë namazeve ditore
- Falja e namazit të xhumasë
- Faljen e namazeve të bajramit
- Mësim-besim për fëmijë
- Mësim të gjuhës shqipe për fëmijë
- Mësim të kuranit për meshkuj (nga imami)
- Mësim të kuranit për femra (nga mualimja)
- Ligjërata javore për meshkuj (të pramten,shtunën dhe të dielen nga imami)
- Ligjërata javore për femra (nga mualimja)
- Rubrika javore pytje – përgjigjëje (çdo të premte)
- Program të vecantë gjatë muajit të ramazanit
- Tribuna me karakter fetar dhe edukativ
- Manifestimi i ditëve dhe netëve te shënuara si : israja dhe miraxhi,viti i ri hixhri,mevludi (ditëlindja e muhamedit a.s.) Etj.
- Organizim të haxhit dhe umrës
- Manifestim për 17 shkurtin
- Manifestim për 28 nëntorin
- Aktivitete kulturore të gruas
- Botim të librave
- Promovim i librave me karakter fetar dhe kombëtar
- Kuiz diturie
- Trajnime
- Bashkëpunim me institucionet vendore zvicërane dhe me ato në vendlindje
- Bashkëpunim me qendrat shqiptare në mbarë zvicrën
- Bashkëpunim me qendrat të komuniteteve tëjera në kantonin vaud
- Organizim i darkave shoqërore cdo muaj
- Organizim i iftarëve të ramazanit
- Vlersime institucionale
-
Aktivitete sportive
-
Turnir vjetor në futboll
-
Piknik për fëmijë e të rritur
-
Ndërtim të shtëpive
-
Blerje të banesave
-
Ndihma të tjera materiale
-
Zeqati , fitrat dhe kurbanat
Feja është e pranishme që me krijimin e ardhjen e njeriut të parë në këtë botë. Këtë e bëjnë të ditur Kur’ani Famëlartë, hadithet e Muhamedit a.s dhe të dhënat historike.
Historia njerëzore nuk njeh ndonjë popull pa fe ose pa ndonjë lloj besimi. Historia ka regjistruar , po ashtu , se gjatë shekujve pati popuj të varfër, të pashkolluar, të paqytëtruar, por asnjëherë nuk përmend ndonjë popull të pafe ose pa ndonjë lloj besimi.
Fokusi ynë qendror si gjithëmonë, vazhdonë të mbetet formimi i individit mbi baza të shëndosha fetare dhe humane, larg çdo elementi të huaj ideologjik ekstrem dhe radikal. Qendra e jonë në këtë drejtim mbetet e hapur për bashkëpunim me çdo qendër tjetër si motër brendra shtetit të Zvicrës dhe jashtë saj. Zaten si Qendër, asnjëherë nuk kemi hezituar që publikisht të gjykojmë çdo akt terrorist të ngjyrosur me Islamin si fe.
- Shehadeti
- Namazi
- Zekati
- Agjërimi
- Haxhi
Artikujtë e fundit të publikuar nga CIcRA
Kontributi i Hoxhollanëve në Pavarësinë e Shqipërisë
Të diele me 27.11.2022, xhamia DITURIA në Gjenevë festoi 28 nëntorin. Me ftesë të kryesisë së xhamisë Dituria në Gjenevë,Imami njëherit kryetar i Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë,Fehim ef.Abazi i shoqërura nga anëtari i kryesisë z.Hatim Mazreku dhe nga një pjesë e xhematit ,morren pjesë në programin festivë të...
Takim i rregullt me rininë nga mosha 15 deri në moshen 25 vjeç.
Sot me 02.10.2022 me inciativen e Imamit Fehim ef.Abazi dhe Mualimës prof.Enisa Pašanović Abazi,filloi një aktivitet shumë i veçant dhe ndër aktivitetet më të bukra të Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë. Takim i rregullt me rininë nga mosha 15 deri në moshen 25 vjeç. Ky aktivitet do të zhvillohet në përkrahje të...
Kurse Fetare
Çdo të diele prej orës 09:00 deri ora 13:00. Dy grupet e nxënsëve,nga katër grupe qe janë të rregullt. Një falenderim për prindërit për mbeshtetjen e tyre qe të kemi sukses në këtë mision. Allahu i rujt nga çdo e keqe.
Mbrëmje e madhe fetare në Lozanë
Mbrëmja e së shtunës ishte e veçantë. Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë organizoi tribunë, e temë diskutimi ishte ’’SISTEMI I VLERAVE NË KURANIN FISNIK’’. Për të ligjeruar ishin të ftuar Mr. Amet ef. Memeti-imam në xhaminë Buhara në Sulgen, dhe Halil ef. Avdulli-imam në xhaminë e Glarusit, të cilët me fjalët e tyre të...
Forumi Rinor – Zgjedhja e Kryetarit
Forumi Rinor në kuadër të Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë zgjodhi kryesin e re të përbërë prej shtatë personave. 1. Qendrim ismaili - Kryetar 2. Adhurim Dragusha 3. Aladin Iseni 4. Xhelal Mazreku 5. Henda Mazreku 6. Hanan Abazi 7. Dalina Dalipi. Allahu ju ndihmoft e ju dhashtë shendet e suksese në jetë e në...
vizitë në xhamin Ebu Hanife në Grenchen.
Me 12.03.2022 vizit në xhamin Ebu Hanife në Grenchen. Kryesia e Qendrës Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion në Lozanë në vazhden e aktiviteteve,këtë herë organizoi vizit në disa xhamia Shqiptare për ti uruar për ndertimin e xhamiave të reja. Në kuadër të vizitave, vizituam xhamin Ebu Hanife në Grenchen ku u pritem nga Kryetari z.Sunaj...