021 691 00 35 | 076 615 18 00 info@cicra.ch
Vaktia e RAMAZANIT 2024 për Lausanne

Vaktia e RAMAZANIT 2025

NIJETI – Vendosa që të agjëroj për ALLAHUN e madhëruar | Lutja e iftarit – O ZOT për ty agjërova, ty të BESOJ, te ti MBËSHTETEM dhe me BEGATITË tua po bëj iftar

 

DITËT ME RËNDËSI

  • 17 Mars 2025 – Fitorja në Bedër
  • 20 Mars 2025 – Çlirimi i Mekës
  • 26 Mars 2025 – Nata e Kadrit
  • 30 Mars 2025- Nata e Fitër Bajramit

Sadakatul-Filtri për person 20 CHF

Xhamia Lausanne
Mosquée Albanaise Lausanne
Chemin du Couchant 4, 1022 Chavannes-près-Renens

 

Mosquée, Mosquée Ecublens, Mosquée Renens, Xhamia Shqiptare, vaktia e ramazanit 2025 Lausanne

 

Mirëse erdhe, o Ramazan! 🌙✨

Çdo punë i përket njeriut,
Përveç agjërimit!
Agjërimi është i Imi, dhe Unë për të shpërblej.

Agjërimi është mburojë!
Nëse dikush prej jush agjëron,
Le t’i shmangë fjalët e këqija,
Le të mos bërtasë!
E nëse dikush e shan, apo dëshiron të rrihet,
Le të thotë:
« Unë jam njeri që agjëroj! »

Pasha Atë në duart e të Cilit është shpirti i Muhamedit ﷺ,
Era e gojës së agjëruesit është më e këndshme tek Allahu,
Se sa era e parfumit më të shtrenjtë.

Agjëruesi ka dy gëzime të mëdha:
– Gëzohet kur bën iftar!
– Gëzohet kur takon Krijuesin e tij!


Lum ne, kush po na vjen!

Dhe sa mirë që po na sjell!
Kush imanin po na shton?
Ramazan, o fati jonë!

🎶 Mirëse erdhe, Ramazan!
Ti e gëzon çdo musliman.
Që një vit malli më ka marrë,
Në aksham me ba iftar.

🌙 Lum ai që ta di vlerën,
Për në Xhenet i hapet dera.
Vepra të mira, kush sa mund,
Shumëfish Zoti na i shpërblen.

Ah, sikur Zoti ta bënte,
Që çdoherë të ishte Ramazan!
Çdo ditë me gëzim po kalon,
Ti mes vete na afron.


Muslimani sot gëzim ka! 🎉

Bëni Bajram, vëlla me vëlla!
I madh e i vogël sot u gëzoftë,
Për shumë vjet përhajr na qoftë!

🌙 Për shumë vjet, o besimtarë!
Me shëndet, begati e paqe,
Zoti na pranoftë agjërimin,
Dhe na shpërbleftë me mëshirën e Tij!

🤲 Ramazan i bekuar për të gjithë!